Kryefjala Logo

Nard Ndoka dhe gafat: “Nderron jete” per here te dyte nena e Angela Merkel

2 Gusht, 2021 | 12:41 pm

Ish-ministri njihet tashme per gafat e tij qe menjehere behen virale ne internet.
Diten e sotme vete Nard Ndoka ka rene pre e nje lajmi me shume se te rreme,te vjeter.

Po flasim per ngushellimin qe i beri Angela Merkelit per humbjen e nenes edhe pse ajo ka nderruar jete 2 vjet me pare.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale,Ndoka eshte ndalur dhe ka shkruar per te edhe nje permbledhje te shkurter te jetes se saj duke shtuar madje se lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i Qeverise Gjermane.

(Kujtojme se mamaja e Merkel ka nderruar jete ne prillin e 2019-tes)

Postimi i Nard Ndokes:

“Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, Nëna e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.

Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg Angela Merkel, në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011”,

Të ngjashme