Kryefjala Logo

Mesazh për vajzat e ekranit që përdorin lente sysh me ngjyra

4 Tetor, 2021 | 12:34 pm

Shumë vajza, personazhe të njohur ose jo preferojnë të përdorin lente me ngjyrë, qoftë kur kanë një dioptri (numër syzesh), por edhe kur nuk kanë asnjë lloj problemi me shikimin.

Vendosja e tyre jo gjithmonë është e këshillueshme për syrin, pasi mund të kthehet në burim infeksioni.

Këshillohet që lentet të mos mbahen më shumë se 8 orë gjatë ditës. Së dyti, asnjëherë nuk duhet të flini me lentet e vendosura dhe për më tepër kur keni grim.

Duhet të kujdeseni shumë për higjienën e tyre sepse çdo papastërti përkthehet në infeksion për syrin tuaj.

>>Tregoni kujdes, mos u lani në det me lentet e vendosura

Të ngjashme