Kryefjala Logo

Ku qëndron sekreti tek meshkujt që qëndrojnë besnikë me gjithë provokimet që i bëhen.

12 Nëntor, 2021 | 3:19 pm

Çfarë ndodh kur një mashkull e gjen “të duhurën”? Truri i tij shpëlahet nga oksitocina. Hormoni dhe substanca kimike në tru, e njohur gjerësisht për rolin që luan në dashuri dhe për ndihmën që jep në lidhjen e të porsalindurit me nënën.

Oksitocina mund të ketë një efekt të dyfishtë, nuk i bën partneret aktuale më tërheqëse, por frenon interesin ndaj partnereve të tjera të mundshme.

Psikiatri Larry Young thekson se ka raste kur meshkujt krijojnë aq shumë afeksion ndaj të dashurës së tyre, me të cilën i lidh pasioni i fortë, sa që shpesh mund të tregohen agresivë ndaj femrave të tjera.

Oksitocina është substanca që trupi e çliron gjatë puthjeve, përqafimeve, orgazmës dhe momenteve të tjera intime.

Nëse po kërkoni t’ju qëndrojnë besnikë, duhet të ushtroni sa më shumë nga aktivitetet e mësipërme, pasi do të nxisni monogaminë te partneri.

Të ngjashme