Kryefjala Logo

Këshilla për tu dukur luks edhe pse mbani veshur rroba të lira

2 Dhjetor, 2021 | 1:47 pm

•Mos shpenzoni një mal me para për veshjet e festave apo mbrëmjeve. Është shumë e lehtë të gjesh veshje të frymëzuara nga pasarelat, pa investuar shumë. E rëndësishme është që materiali të mos jetë shumë i lirë dhe me aksesorët e duhur veshja do të duket sikur e keni marrë nga një atelie.

•Pantallonat e rafinuara, qofshin këto xhinse apo pantallona lëkure, nuk është nevoja të shpenzosh më shumë se 50 eruo. Ka mjaft modele që të kombinuara me çantën apo këpucët e duhura duken sikur janë të shtrenjta.

•Këpucë inteligjente, që do të thotë ti bësh të duken më të shtrenjta. Gjeni një palë të ngjashme me modelin e luksit që mund të jetë kamosh dhe jo lëkurë e vërtetë. Por ka shumë modele këpucësh të frymëzuara nga dizenjuesit e mëdhenj. Dhe nëse vitin e ardhshëm nuk përdoren më, mos e kini problem, pasi shpenzuat pak.

Të ngjashme