Kryefjala Logo

Je beqare?Ja si gjehet personi i duhur!

18 Shtator, 2021 | 5:27 pm

1/Mjaft u impenjove

E buzëqeshur, super e organizuar dhe efiçente në punë, mjaft! Dashuria nuk është një garë. Mjaft u impnjeove, sidomos kur bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e të tjerëve. Mëso të kënaqesh me momente të vogla lumturie.

2/Jeto me miqtë

Të shoqërohesh me njerëz pozitivë të krijon frymëzim, të shton gëzimin e ditës dhe të jep mundësi për njohje të reja. Mos i thoni jo një kafeje apo një ftese për darkë, por edhe ditë ndryshe nga e zakonshmja, duke bërë sport apo udhëtime.

3/Eksperimento

Sa kohë ka që nuk merresh me një projekt të ri? Eksperimento një hobi, zbulo një sport ose ndrysho rutinën duke krijuar një valë pozitive që shtrihet në gjithë jetën tënde. Bëj diçka që nuk e ke bërë kurrë.

4/Ji e lumtur

Mjafton ta mendosh dashurinë si një stampë, dhe zbulo vetë modelet e lumturisë. Fillo të mbledhësh çdo ditë mundësinë për ti dhënë vetes atë që ka nevojë. Lumturia tërheq lumturinë.

5/Dashuria për joperfekten

Siç thonë dhe studimet, tendenca e perfeksionizmit mund të bëhet një fiksim i vërtetë, sidomos për femrat. Mjaft e gjykove veten. Sfida është të fillosh të dashurosh pikërisht gjërat joperfekte.

6/A po kënaqesh?

Kurthi i kënaqësisë zgjon frikën për të mbetur vetëm, dhe të ushqesh një lidhje toksikë që rrezikon të të bëjë edhe më të palumtur… dhe të humbësh kohë! Largo negativitetin.

7/Pyet

Mënyra më e mirë për të njohur një njeri është të mësosh ta dëgjosh. Bëj pyetjet e duhura, mos u mjafto thjesht me atë që përdor tonin e vetëkënaqësisë për tju joshur, dhe mëso të kërkosh të vërtetën autentike.

8/Vlerat e jetës

Të kundërtat tërhiqen, por për të qëndruar të bashkuar duhet një qetësi shumë e fortë. Energjia e vlerave dhe stilit të jetës në të cilën besojmë është thelbësor për të kuptuar se në pjesën tjetër është një person që ndani me të vërtetë një territor të përbashkët.

9/Zbavitu

Në kërkim të mashkullit të duhur? Të vë në ankth, të zhgënjen dhe të frustron. Mendo për njerëzit me të cilën të buzëqeshësh është më e lehtë, një mashkull të aftë që të bën të qeshësh dhe të ndryshon ditën… dhe jetën.

Të ngjashme