Kryefjala Logo

Ja si të bindni burrin t’iu ndihmojë në punët e shtëpisë

1 Dhjetor, 2021 | 2:58 pm

1.Nëse nuk kërkoni ndihmë për ato punë që ai mund t’i kryejë, atëherë s’ka për ta marrë vesh askush që ju keni nevojë për t’u ndihmuar, shkruan “Ikub.al”. Fiksoni një ditë, në të cilën duhet të bisedoni mbi punët e shtëpisë. Mundësisht bëni mirë të bisedoni për këtë gjatë fundjavës, apo pas ndonjë dite që keni kaluar të dy në mënyrë të kënaqshme.

2.Filloni duke i thënë burrit sesa vlerësoni çdo gjë që bën në shtëpi dhe sesi kontribuon në ecurinë e mirë të jetës familjare. Pastaj shpjegojini se do të ishte nevoja për pak më tepër ndihmë në bërjen e disa punëve, që ai mund t’i bëjë. Gjithsesi jepjani listën ta shikojë dhe mund t’ju thotë se ç’ka dëshirë të bëjë konkretisht.

3.Në rast se nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë punë të tillë përpara, atëherë mund t’i tregoni ato më të thjeshtat për t’u bërë e shpjeguar. Madje për disa ditë mund ta bëni bashkë diçka të caktuar, derisa ai të mësojë si bëhet. Tregohuni të durueshëm dhe pa e stresuar burrin!

4.Mësohuni të falënderoni njëri-tjetrin për faktin që kontribuoni në ecurinë e mirë të punëve të shtëpisë. Kjo do t’u shërbejë për harmoninë e shtëpisë, por sidomos të juve si çift.

Të ngjashme