Kryefjala Logo

E keni tepruar me alkolin këto ditë dhe ju dhemb koka?Ju vijmë ne në ndihmë!

2 Janar, 2022 | 1:06 pm

1- Evitoni pijet me ngjyrë
Zakonisht pijet që janë pa ngjyra, sigurisht nuk përmbajnë ngjyrues dhe gjithashtu nuk ju japin shumë dhimbje koke të nesërmen.

2-Mos pini me barkun bosh
Ushqimet me proteina janë zgjedhja e duhur për të ngrënë nëse keni ndërmend të pini më vonë, pasi ato duan më shumë të treten dhe ngadalsojnë ngritjen e nivelit të alkoolit në gjakun tuaj.

3-Pini vitamina
Duke qenë se trupi juaj përdor vitamina për të përballuar alkoolin, përpara një nate me shumë alkool pini vitamin B.

4-Hani vezë
Mund të hani vezë të ziera apo të skuqura, pak rëndësi ka. Ato përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në heqjen e dhimbjes së kokës.

5-Evitoni kafeinën
E dimë që duket si zgjedhja e duhur, por shumë kafeinë sjell dehidratim dhe mund t’ju bëjë të ndiheni më keq se më parë.

Të ngjashme