Kryefjala Logo

E habitshme!Këto ushqime shumë të larta në kalori,ju rrëzojnë nga pesha

20 Dhjetor, 2021 | 12:25 pm

•Dietologët thonë se ushqime të caktuara të larta në kalori janë të mira për të rënë në peshë.

Fibra, yndyra dhe proteina,këto do t’ju ndihmojnë të dobësoheni.

1-E verdha e vezës

Shumë njerëz mendojnë se nëse duan të humbasin peshë, duhet të konsumojnë vetëm të bardhën e vezës për të marrë sa më pak kalori. Por, kjo mënyrë nuk ju ndihmon vërtet që të humbisni peshë për një kohë të gjatë. Të verdhat e vezëve janë të pasura me lëndë ushqyese të rëndësishme, si vitamina A, vitamina B, K2 dhe kholine. Këto lëndë ushqyese ndihmon në funksionin metabolik

2-Avokado

Duhet ta pranojmë se avokado përmban shumë kalori (vetëm 1/3 e saj ka 80 kalori), megjithatë ajo përmban afro 20 vitamina dhe minerale të ndryshme, plus 3 gramë fibra, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupit. Ky frut i lartë në kalori përmban gjithashtu kalium dhe yndyra të pangopura. Së bashku me fibrat, këto lëndë ushqyese ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, duke ulur kështu dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme gjatë ditës.

3-Vaj ulliri

Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm dhe të humbisni peshë njëkohësisht, dieta mesdhetare është e duhura. Jo më kot ekspertët rekomandojnë këtë dietë për t’u dobësuar. Një përbërës kryesor i kësaj diete është vaji i ullirit, një acid yndyror i pangopur, i pasur me omega 3 dhe omega 6, lëndë ushqyese që qetësojnë inflamacionin

4-Fruta të thata

Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, konsumimi i frutave të thata është një opsion i mirë. Kjo sepse ato janë të pasura me proteina, fibra, yndyra të pangopura, që përveçse janë të shijshme, ju mbajnë edhe të ngopur për një kohë të gjatë.

Të ngjashme