Kryefjala Logo

E festuat Halloween?I dini rreziqet e bojrave në fytyrë?

31 Tetor, 2021 | 1:04 pm

Dr. Macrene Alexiades-Armenakas, një dermatolog dhe Profesor Klinik në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Yale, ka zbuluar se make-upi që përdoret për të realizuar maska të ndryshme mund të shkaktojë puçra në fytyrë, reaksione alergjike, madje edhe sëmundje vdekjeprurëse.

Mjeku, i cili është drejtor dhe themelues i Qendrës së Kirurgjisë me Lazer dhe Dermatologjisë në Nju Jork, thotë se toksinat që gjenden në shumë produkte për fytyrën për rastin e Halloween kanë qenë të lidhura me kancerin.

Kjo për arsye se make-up për Halloween ka tendencë për të patur një cilësi të keqe dhe përveç kësaj qëndron për një kohë të gjatë në raft dhe përdoret sërish pas një kohe të gjatë.

Dermatologu shpjegon gjithashtu se parabens që gjenden në produktet kozmetike kanë qenë të lidhura me kancerin dhe toksina të tjera në këto produkte lidhen në mënyrë specifike edhe me kancerin e gjirit.

Parabens janë përdorur për të parandaluar rritjen e mykut dhe baktereve në produktet e bukurisë dhe kanë qenë të lidhura me tumoret  e gjirit, sipas Breast Cancer Fund.

“Një tjetër kategori e rrezikut janë toksina të tilla si phthalates. Phthalates, sidomos diethyl phthalate dhe dibutik phthalate, të cilat janë në produktet kozmetike shkaktojnë kancerin e gjirit,” tha Marcene.

Të ngjashme