Kryefjala Logo

E dini gabimin që po bëni duke i dhënë fëmijës një smartphone?

18 Nëntor, 2021 | 12:56 pm

Nëse u jepni fëmijëve tuaj një smartphone është “si t’u jepni një gram kokainë”. E ka shpjeguar për The Independent Mandy Sailgari, një psikologe e varësive të përhershme dhe marrëdhënieve familjare.

Shumica e pacientëve të saj janë vajza ndërmjet moshës 13 dhe 15 vjeç, të përfshira në të ashtuquajturën “sexting”: dërgimi i imazheve seksualisht eksplicite, përmes celularit të tyre.

“Shumë vajza në veçanti janë të bindura se dërgimi i një fotoje lakuriq përmes smartphone-t të tyre është gjë normale,” thotë psikologia.

“Pse i kushtojmë më pak vëmendje këtyre gjërave sesa drogës apo alkoolit?”, vazhdon Mandy Saligari.

“Të bindësh adoleshentët që të braktisin telefonin e tyre të mençur është shumë e komplikuar, për ta është një dorë e tretë, por nuk mendoj se është e pamundur, shkollat që u kërkojnë të rinjve të kalojnë kohë larg telefonit të tyre janë të shkëlqyera. Ju mund të mësoni vetëdisiplinimin e fëmijëve tuaj!

Të ngjashme