Kryefjala Logo

Çfarë duhet të prisni nga sezoni i Luanit?

25 Korrik, 2021 | 10:37 am

“Çdo vit, kur Dielli kalon nga yjësia e Gaforres në yjësinë e Luanit, ka një ndryshim drastik në energji, pasi ylli hyn në një prej shenjave të preferuara,” shpjegon Narayana Montufar, astrologe.

“Me gjithë këtë energji Luani në qiell, kini kujdes nga dramat, shpërthimet emocionale dhe sjelljet egoiste. Disa njerëz s’e përballojnë dot gjithë këtë energji,” thotë Montufar.

Këtë vit, do ta përjetojmë Luanin në gjithë madhështinë e tij teksa ndikohemi edhe nga planete të tjerë në të njëjtën shenjë – Marsi që kërkon lëvizje dhe Afërdita që kërkon kënaqësi

Kur këta dashnorë legjendarë kozmik të takohen në shenjën e Luanit goxha pranë rrezeve diellore, do të ndjejmë një rritje domethënëse të dëshirës seksuale dhe epshit, sidomos gjatë hënës së re në Luan më 3 gusht, që do t’i japë gjithçkaje një lidhje emocionale.

Hëna e re do të sjellë gjithashtu “surpriza rreth dashurisë dhe parave – kështu që kini kujdes me mblesëritë dhe financat.

“Urani rebel i zhbën efektet e Luanit javën e parë, duke shkaktuar ndodhi të papritura. Përgatituni për energjinë e pamenduar dhe impulsive javën e parë të sezonit të Luanit që do të shkaktojë vetëm drama,” shton astrologia Lisa Stardust.

Gjithashtu, do të dalin në pah skandale, pasi Mërkuri të dalë nga prapavija më 31 korrik.

Të ngjashme