Kryefjala Logo

Çfarë do të vishni sonte?Kjo tregon personalitetin tuaj

31 Dhjetor, 2021 | 1:24 pm

1-Rroba me ngjyrë të zezë ose gri

Nëse vishni gjithmonë rroba në ngjyrë të zezë, gri apo blu, do të thotë se jeni një njeri i pastër. Jeni shumë të mprehtë dhe cilësoheni si të sofistikuar, të sjellshëm dhe të organizuar.

2-Rroba me ngjyra të shndërritshme

Nëse preferoni të vishni ngjyra të ndritshme si të verdhë, të kuqe apo portokalli do të thotë se jeni një njeri që gjithmonë dëshironi të ndiqni trendet e fundit. Jeni magjepsës dhe shumë miqësor. Këto ngjyra shprehin pozitivitet dhe rehati.

3-Gjithmonë vishni marka

Nëse pëlqeni të visheni nga koka tek këmbët me veshje nga marka të njohura, do të thotë se ju i kushtoni shumë rëndësi imazhit tuaj. Ju dëshironi që njerëzit t’ju shikojnë si një njeri me personalitet të lartë, për shkak të statusit tuaj financiar.

4-Rroba me printe abstrakte

Nëse veshjet tuaja janë me printe numrash, forma gjeometrike ose tribale do të thotë se jeni një njeri i guximshëm. Ju pëlqen të shprehni individualitetin tuaj dhe jeni shumë kreativë dhe ekspresiv.

5-Vishni rroba të ngushta

Nëse vishni rroba të ngushta, do të thotë se jeni konservator, keni mendje të ngushtë dhe qëndroni brenda normave të vendosura nga shoqëria.

Të ngjashme