Kryefjala Logo

Çfarë bëjnë djemtë kur i japin fund një historie dashurie

25 Tetor, 2021 | 12:09 pm

TELEFONOJNË MIQTË

Pas përfundimit të një historie dashurie të gjatë, disa meshkujt si për magji rigjejnë në telefonat e tyre, numra që mendonin se nuk i kishin. Pak nga pak gjejnë edhe kurajon t’i telefonojnë dhe quajnë miq.

TË RIBËJNË PËR VETE ISH-IN

I keni parasysh meshkujt që nuk heqin kurrë dorë? Ekzistojnë edhe në dashuri. Por këtu duhet të veçojmë ata që dallojnë arsyet e ndarjes dhe kërkojnë të ribëjnë për vete ish të dashurën dhe ata që thjesht nuk gjejnë paqe dhe insistojnë me dhurata të shtrenjta dhe letra dashurie boshe. 

BËJNË GJËRA PËR TË CILAT PENDOHEN MË PAS

Seks të rastësishëm, tatuazhe ekstreme, braktisin punën për ndryshuar tërësisht jetën.

Ja disa goditje që mund t’i evitoni pas një ndarjeje. Është e vërtetë të dhemb, por në fund të fundit, oqeani është plot me peshq dhe vende të paeksploruara për t’i zbuluar. Kini durim e ruani qetësinë.

PALESTRA

Nëse femrat ndarja nga i dashuri mund t’i çojë tek psikologu, për meshkujt është krejt e kundërta. Djemtë preferojnë të mos ndajnë gjërat personale me askënd. Ata zgjedhin të shkarkojnë energjinë negative me sport. Mjafton një vrap mëngjesi, ushtrim në palestër dhe çdo gjë shkon vaj.

Të ngjashme