Kryefjala Logo

VIDEO/ Simulim dhe një ‘rikuperimi i mrekullueshëm’ pas golit , Immobile bëhet hit në rrjetet sociale

3 Korrik, 2021 | 4:25 pm

Një nga momentet më interesante të ndeshjes midis Italisë dhe Belgjikës në çerekfinale të Kampionatit Evropian ndodhi pas golit të parë të azzurrëve kur sulmuesi Ciro Immobile “u rikuperua për mrekulli” vetëm disa çaste pasi ishte dëmtuar.

Sekonda para se Italia të shënonte me Barellan, Immobile mori një goditje në zonën e penalltisë së kundërshtarit, pas së cilës ai u rrokullis në fushw, dhe posa dëgjoi se ekipi i tij kishte shënuar, sulmuesi  menjëherë u rikuperua dhe vrapoi për të festuar me shokët e skuadrës .

Aktrimi i tij shumë shpejt u bë hit në rrjetet sociale, veçanërisht sepse vetëm në pak sekonda me dhimbje të mëdha dhe përdredhje në fushë, Immobile filloi të vraponte normalisht dhe të festonte golin me shokët e tij të skuadrës, sikur asgjë të mos kishte ndodhur më parë.

Italia shpejt shënoi një tjetër gol, këtë herë përmes Insigne, dhe një gol ngushëllimi për Belgjikën u shënua nga Lukaku.

Azzurri do të luajë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian kundër Spanjës, e cila u tregua më e saktë se Zvicra në gjuajtjen e penalltive.

Të ngjashme