Sport
Uefa bën postimin fantastik për futbollistin shqiptar. Përuluni përpara tij!
11 Shtator, 2023 | 10:33 am

Jasir Asani ka qenë autori i një tjetër goli të jashtëzakonshëm me fanellën e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Pas kryeveprës me Moldavinë, ai ka përsëritur veten mbrëmë dhe këtë e ka pranuar tashmë edhe vetë UEFA në adresën e saj në rrjetet sociale. “Përuluni përpara Jasir Asanit! Ai ishte një supergol”, shkruajti fillimisht faqja zyrtare e EURO 2024 për futbollistin shqiptar.