Sport
Si sot 17 vite më parë, kombëtarja “korri” fitoren historike ndaj kampionëve të Euro 2004, perkujtohet dhe vrasja e Gramoz Palushit
4 Shtator, 2021 | 12:57 pm
Si sot 17 vite më parë, në datën 4 shtator 2004 përfaqsuesja jonë e futbollit ka mundur Greqinë e saposhpallur kampione Europe! Ka qenë një ndër ndeshjet më historike me një fund tragjik për një shqiptar emigrant në shtetin fqinj. Në stadiumin “Qemal Stafa” kombëtarja greke vinte me petkun e Kampiones së Europës, teksa kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Hans Peter Brigel e mposhti me rezultatin 2-1, falë një perle të Adrian Aliajt nga një goditje e magjishme nga goditja e dënimit dhe nga goli i Muratit, ndërsa për grekët realizoi Janakopulos. Stadiumi dhe i gjithë kryeqyteti u bë “skuq” nga flamujt dhe flakadanët, nga brohorimat, këngët dhe koret e tifozëve shqiptar për Kombëtaren pas një triumfi historik dhe heroik ndaj kampionëve të Europës që u “gjunjëzuan” që në takimin e tyre të parë pasi triumfuan në Portugali ndaj këtyre të fundit në finalen e EURO 2004.
Të gjithë rrugët e kryeqytetit, më ekzaktësisht më shumë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga e stadiumit “Qemal Stafa”, gjithashtu edhe sheshi i qendrës së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku pamjet do të ruhen thellë në memorien e çdo shqiptari, sidomos të atyre që e përjetuan në stadiumin e tej mbushur të gjithë kuqezi.
Ndërkohë që Tirana festonte, Athina dhe gjithë Greqia kishin hyrë në “luftë” me emigrantët shqiptar. Në kryqytet asokohe u shënuan dhunime dhe rrahje nga policia greke. Në ishulli e Zakinthos, gjatë festimit të fitores, u vra një 24 vjecar shqiptar nga një nacionalist grek i quajtur Gramoz Palushi. Edhe sot e kësaj dite vrasja e të riut nuk është zbardhur plotësisht teksa autori është ende i lirë.