Kryefjala Logo

Kualifikohen Italia dhe Uellsi, Zvica shkëlqen me Shaqirin dhe pret me ankth

20 Qershor, 2021 | 10:01 pm

Italia e ka mbyllur në mënyrën më perfekte fazën e grupeve të Euro2020, ku në të tri ndeshjet ka fituar dhe madje nuk ka pësuar asnjë gol, golavarazhi 7-0.

Edhe pse u mposht nga Italia me rezultatin minimal 1-0, Uellsi është shumë i lumtur pasi Zvicra nuk mund të fitonte kundër Turqisë me diferencë prej 4 gola, dhe Bale me shokë do ta shikonte veten në vendin e tretë.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-1 kundër Turqisë, por e shikon veten në vendin e tretë me po aq pikë sa Uellsi dhe tashmë i duhet të presë rezultatet e takimeve të tjera për të marrë vesh nëse janë kualifikuar apo jo si një ndër vendet e treta më të mira.

Shanset për të qenë mes të kualifikuarve janë të mëdha për Shaqirin me shokë i cili shënoi dy gola ndaj Turqisë, por duhet të presin edhe 3 dit për të mësuar verdiktin final.

Të ngjashme