Sport
Danimarkë-Belgjikë, ndeshja ndërpritet në minutën e 10-ë/ Të gjithë duartrokasin Eriksen
17 Qershor, 2021 | 6:28 pm
Danimarka dhe Belgjika janë duke luajtur në këto momente ndeshjen e dytë të grupeve sa i përket Euro2020.
Danezët kanë kaluar në avantazh që në minutën e dytë me anë të një goli të shënuar nga Poulsen.
Por, emocioni më i madh në këtë takim ishte në minutën e 10-të ku arbitri kryesor ndali takimin dhe të gjithë të pranishmit po duartrokisnin Eriksen, i cili pësoi një atak kardiak në ndeshjen e parë kundër Finlandës.
Mesfushori i Interit mban numrin 10-ë mbi shpinë me ekipin kombëtar.
Fantazisti qëndroi për disa minuta pa ndjenja në fushë ku u mendua edhe më e keqja. Momentalisht është në gjendje stabile dhe pritet që të bëjë një operacion.
Sa i përket trë ardhmes së tij në futboll, duket se i ka ardhur fundi.