Kryefjala Logo

VIDEO/ Saimir Tahiri shfaqet duke kënduar së bashku me Eneda Tarifën dhe Rovena Dilon

6 Tetor, 2021 | 6:42 pm

Saimir Tahiri është një ndër politikanët që shpesh është parë të marrë mikrofonin e të këndojë, përvecse të merret me politikë. I ftuar në një event ditëlindjeje, ai nuk ka nguruar që të ulet dhe të shoqërojë me zërin e tij 2 këngë të dashura me publikun.

Prezent ishin disa nga emrat më të njohur të muzikës si : Eneda Tarifa, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, Irma Libohova dhe Kastro Zizo. Megjithatë mes tyre ndodheshin dhe personalitete të gazetaris që mes miqsh festonin ditëlindjen e një mikeje të përbashkët të tyre.

Ish- Ministri i Brendshëm shoqëroi Eneda Tarifën në këndimin e këngës “Fati ynë Shpresë  e Marrëzi” të kënduar vite më parë nga Aurela Gace. Gjithashtu me Rovena Dilo këndoi “Për një cast më ndali zemra”, duke ngatërruar një strofë të fundit të lirikave. Megjithatë dukej se artistët kishin krijuar një ambient mjaft të këndshëm duke kaluar mirë në shoqërinë e personaliteteve të fushave të ndryshme/Kryefjala.com

Të ngjashme