Kryefjala Logo

(Video) Mami Jonidës sapo zbuloi sekretin e vajzës së saj…

16 Gusht, 2022 | 11:22 pm

Sa herë që Jonida Maliqi poston një foto me nënën e saj, ne aq herë qeshim. Madje edhe ndjekësit e këngëtares së njohur e kërkojnë shpesh mami Artën sepse batutat e saj thjesht të shkrin me lot. Njëlloj si kjo video që Jonida ka postuar në Instagram, ku këndon me nënën e saj këngën “Hije”.

Ajo që na bën përshtypje është që nëna e Jonidës është goxha e intonuar, por ka vetëm pak probleme me tekstin. “Ua o mami si nuk e mban mend këngën time, dhe më thua pastaj bëj këngë të reja”, thotë Jonida dhe nëna e saj zbulon se edhe projekti i ri i Jonidës që pritet të dalë së shpejti është fantastik.

Arta Maliqi është një nga mbështetëset më të mëdha të Jonidës, duke e shoqëruar këngëtaren në çdo koncert dhe kompetcion fëmijësh. Madje edhe tani është një nga njerëzit që e shtyn Jonidën të prodhojë muzikë.
Ne të Kryefjala.com kemi mësuar gjithashtu se kënga “Hije” është kënga e preferuar e saj. Deri tani kënga më e re e Jonida Maliqit ka më shumë se 400 mijë klikime në YouTube.

 

Të ngjashme