Kryefjala Logo

Video/ Lotët që derdhi në ekran Ledion Liço. Sa gjëra ndryshuan që atëherë?

25 Shtator, 2021 | 5:09 pm

Edhe pse shumica e njeh vetëm si prezantues dhe mendojnë se Ledion Liço daljen e parë e ka bërë si i tillë , pothuajse është harruar dita e parë ku ai u shfaq përball kamerave. Bëhet fjalë për spektaklin e rreth 18 viteve më parë të quajtur “Ethet e së premtes” që transmetohej në RTSH. Asokohe ky ishte I vetmi program ku konkurohej talenti i të kënduarit ku si fillim bëhej një tur në të gjitha qytetet shqiptare.

ECD057B0 547D 4CA8 8628 144CB49E3C1D

Ledion Liço atëherë, një djalë i thjeshtë 18 vjeçar nga Leskoviku konkuroi duke kënduar këngën “How You Remind Me” të Nickelback. Juria e përbërë nga : Zhani Ciko, Kristi Popa, Alfred Kacinari, Shpëtim Saraci dhe Zerina Kuke, me anë të një shtyse i dhanë një mundësi për fazën tjetër.

Prezantuesi 35 vjecar në atë kohë u shfaq i ndrojtur dhe shumë i emocionuar duke mos e besuar që kishte kaluar në fazën tjetër të konkurimit, duke mos mundur të shprehej dot teksa nxirrte lot në intervistën pasi doli nga skena e “Etheve”.

A08BE470 C137 4C57 A3E6 AD87907FA03A

Disa persona publik kalojnë aq shumë vite në televizion duke u marrë me projekte të ndryshme saqë harrohet pikënisja e tyre në rrugëtimin e ekranit. Ledion Liço nisi karrierën e tij televizive që nga viti 2005 me emisionin e mëngjesit “Wake Up” dhe është parë për herë të fundit në rolin e prezantuesit në “The Voice Kids Albania” në vitin 2018. Që atëherë ai ka marrë rolin e producentit të disa spektakleve.

Të ngjashme