Kryefjala Logo

Vazhdojnë kunjat mes Rezart Veleshnjës dhe Ermal Mamaqit: Më ke vjedhur skenën!

18 Mars, 2024 | 1:38 pm

Aktori Rezart Veleshnja ka postuar në Instagram një video të vjetër të rolit të tij në show-n humoristik “Portokalli”, ku akuzon Ermal Mamaqin se u ka kopjuar skenën e tij të humorit në filmin “Dy gisht mjaltë 2”.

Në skenë shfaqen Rezarti, Renada Caci dhe Bes Kallaku në një skenë me motorr, që duket se Ermali e ka kopjuar në film momentin kur Elvana Gjata është tek lavazhi.

Në postim ai shkruan:Ermal Mamaqi po të bëj dhe ty tag se i ke qejf këto skenat tona, ti akoma i praktikon. Më vjen mirë që jemi mentor për ty! Por sot në këto kohë që jetojmë vjedhja është art më vete!

Kjo nuk është hera e parë që Rez Veleshnja ngre akuza kundrejt Ermalit, pas pjesëmarrjes në filmin e tij ai tha:“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falenderoj!”.

Të ngjashme