Showbiz
U tha se është shtatzënë, reagon partnerja e Olsi Bylykut
2 vite më parë

Në ditën e ditëlindjes së Olsi Bylykut vëmendjen e mori e dashura e tij. Me një fustan pas trupi u aludua se Egli ishte shtatzënë.
Nisur nga kjo Egli ka thënë për Iconstyle se nuk është shtatzënë, madje një fëmijë nuk është në planet e tyre pasi janë të fokusuar tek karriera e tek njëri tjetri.
Epo mjaftuan disa kilogram më tepër që rrjeti të ngrihej e të dyshonte, tani le të qetësohemi nuk paskemi asgjë të re!