Showbiz
Tre ditë në Big Brother, Donaldi harron Borën përfshihet në një trekëndësh dashurie
8 Tetor, 2021 | 11:01 pm
Në “Big Brother VIP Albania” kanë filluar debatet, aleancat e para madje edhe çiftet e mundshme. Sonte, u fol për një trekëndësh dashurie që përfshinte emrat e Arditit, Beniadës dhe Donaldit. Mbesa e ish presidentit Bujar Nishani ka shfaqur afrimitet me të dy konkurrentët duke ngatërruar paksa ndjekësit e Big Brother.
Mbrëmjen e sotme ata janë pyetur të 3 lidhur me çfarë po ndodh mes tyre. Arditi ishte i pari i cili ka shprehur pëlqimin për Beniadën, duke deklaruar në dhomën e rrëfimit se ndoshta mund të ketë edhe diçka më tepër se sa miq mes tyre. Megjithatë, mbrëmjen e sotme ai tha se është ende herët për të folur për gjëra të mëdha. Ndonëse u shpreh se krijimi i një çifti brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë nuk është strategji e mirë, ai tha se Beniadën është e vetmja nga konkurrentet me të cilën mund të krijonte diçka përtej shoqërisë.
Sakaq, Beniada u shpreh se Arditin është lidhur më tepër gjatë kësaj kohe të shkurtër.
“Me Ardin kam gjetur një djalë shumë të thjeshtë me një karakter afërsisht si i imi dhe kemi shkuar shumë shpejt dakord por edhe me Kledin u kënaqëm këto ditë, avash avash po njohim të tjerët.”
Ndërsa për Donaldin u shpreh se:
“Donaldi është shumë interesant, më pëlqen shumë. Është një djalë pa filtër, është shumë i lezetshëm për tu njohur”.
Donaldi ka treguar se e vë re që Beniada e shikon me sy tjetër, por ai tha që nuk ka asgjë më shumë se aq. Sipas tij, Beniada është vajzë shumë e mirë, me të cilën tha se ka qejf të bëjë muhabet. Ndër të tjera, sqaroi se fakti që janë cift në bluarjen e kafes, veprimet që kanë bërë për të ndihmuar njëri-tjetrin janë krejtësisht normale.
“E pashë klipin, se kuptova pse i kishit vënë atë muzikë se mu duk vetja si në dasmë. E kuptoj por nga situata që kemi qenë duke bluar kafenë, ato veprime mund të kenë qenë të nevojshme. Unë nuk i kam parë gjërat ashtu por prap Beniada është gocë e mirë, që ke qejf të bësh muhabet. Por kaq. Ajo muzika e lehtë nga mbrapa nuk është, shiheni si diçka normale. Të gjithë janë ndihmuar duke pirë cigare dhe ujë.”