Showbiz
Tensionohet situata mes Fifit dhe Ilirit: Balerin i deshtuar!
15 Nëntor, 2021 | 3:26 pm
Këtë herë kanë qenë Fifi dhe Iliri, që gjatë një bisede në dukje me shaka, kanë shkëmbyer batuta që më shumë tingëllojnë si ofendime e “thumba”.
Të dy të vendosur në dhomën e dënimit, aty ku gjenden që prej ditës së djeshme pasi kanë shkelur rregullat, Fifi e ka quajtur Ilirin “balerin të dështuar”.
Ndërkohë ai nga ana tjetër ia ka kthyer me ironi duke e quajtur “soprano”, e më pas “mezzo-soprano”.
“E di ti çfarë do të thotë mezzo? Gjysmë, gjysmake”, dëgjohet të thotë Iliri, referuar këngëtares.
Mirëpo, biseda vazhdoj dhe më tej duke u agravuar më shumë, gjë që bëri që Iliri të largohej i prekur.