Televizion
U puth e u përqafua në takimin me Muratin, por Sindi në fund zgjodhi Erlindin për…
19 Janar, 2021 | 10:11 pm
Këtë puntatë në Përputhen u dha takimi i dytë i Sindit me Muratin, një takim në të cilin nuk munguan as përqafimet midis tyre.
Të dy ata shprehën dëshirën për një takim të tretë dhe kur Sidnit i duhej të thoshte emrin e djalit për takimin e radhës, të gjithë prisnin të dëgjonin emrin e Muratit.
Por Sindi habiti jo pak, ndërsa tha se emrin e Erlindit, ndërsa Melisa i tha: “ua çfarë pate ti!”
Por Sindi argumentoi zgjedhjen e saj, duke thënë: “Erlindin sepse kam patur pothuajse atë komoditet atë ndjesinë e bukur dhe dua thjesht t’i peshoj”.
Murati nga ana tjetër duket se përveç Sindit nuk e shikon veten me njeri tjetër aty në Përputhen, gjithsesi mbetet të shikojmë se si do të shkojnë gjërat pasi shumë çifte që në pamje të parë janë dukur si të përfunduar janë ndarë dhe tashmë as nuk dalin më në takime me njëri-tjetrin.