Televizion
Preket dhe loton Arian Çanin në emision gjatë mbrëmjes së djeshme, “Sa gjynah më ka ardhur për…”
25 Shtator, 2021 | 3:59 pm
“Zonë e Lirë” është programi në të cilin ndër vite janë promovuar artistë që jo gjithmonë kanë qenë pjesë vipave tw famshwm. Arian Çani gjatë emisionit të mbrëmshëm, duke prezantuar këngën e re të një shqiptari që jeton në Zvicër, vuri re se pikërisht kjo këngë ngjasonte me atë të këngëtarit dhe kompozitorit të njohur që ndërrojë jetë pak kohë më parë si pasojë e Covid-19.
Ledio vendosi në sfond këngën e fundit të Kujtim Prodanit përpara se të ndërronte jetë, pikërisht këngën që promovoi tek Zonë e Lirë disa muaj më parë kushtuar 2 miqve të këngëtarit që për ironi të fatit ndërruan jetë gjithashtu nga virusi.
Çani shihet I prekur dhe syte janë duke i lotuar teksa në sfond vendoset kënga e trishtë e Prodanit, në një moment regjia vendos fjalët e fundit të Kujtimit në Zonë e Lirë i cili bëntë thirrje për tu kujdesur që ta kalonim këtë pandemic më thjeshtë.
“Sa nxorri këngën që ia kushtonte miqve të tij të humbur, vdiq dhe vet, gjynah, njeri i mirë shumë, sa gjyanah më ka ardhur për Kujtimin e shkretë, vajti e këputi kovidi keq fare”.