Kryefjala Logo

Ja cilët janë 6 kanalet shqiptare më të ndjekura të momentit në YouTube, kush është reperi që zë vendin e tretë?

6 Shtator, 2021 | 12:17 pm

Prej vitesh industria mediatike e ka bërë rrjetin e videove YouTube të pandashëm në publikimet e emisoneve, lajmeve dhe rubrikave. Fitimi nëpërmjet këtyre kanaleve janë të mëdha, duke shtuar dhe fakti që shumë shqiptarë në diasporë e kanë youtube-in si televizorin e shtëpisë në rast se nuk kanë dekodera.

Një renditje prej 6 kanalesh në bazë “Ndjekësish” dhe “Shikueshmërie”  . Kryeson Top – Channel me 1.75 milion subscribes dhe rreth 3 miliard e gjysëm shikime në total. Më pas e ndjekur nga RTV Klan me 1.27 milion subscribes dhe rreth 2 miliard shikime në total. Të dy këto kanale kanë një programacion shumë të gjerë me spektakle humori dhe argëtimi duke përfituar shikueshmëri dhe më të lartë.

Në vendin e tretë nuk ndodhet një media por një reper, kanali “thisisnoizy” i artististit Rigels Rajku I cili numëron 1.29 milion ndjekës dhe mbi 1 miliard shikime në total. Më pas lista vazhdon me “Babastars Channel” grupi rrepit Kosovar, në vendin e pestë RTK dhe në të gjashtin Vizion Plus.

Të ngjashme