Kryefjala Logo

Çfarë ndodhi në takimin me Melisën? Atdheu përlotet ne studio, ajo e përqafon

20 Janar, 2021 | 8:12 pm

Përveç, surprizës romantike, Atdheu ndan me Melisën një histori personale të tij.

Ai i tregoi Melisës tatuazhin ku shkruhet “Lolly till I diy” dhe i rrëfeu se për çfarë bëhej fjalë. “Ka qenë shok shumë i mirë imi. Ishte si baba. Kam pasur disa humbje në jetë. Jo vetëm atë por edhe të tjerë dhe kjo më ka bërë që të jem i mbyllur, mos të shprehem si të tjerët”.

Në studio, i pyetur për këtë histori Atdheu përlotet sepse personi që ka humbur ka qenë shumë i rëndësishëm. “Çfarë jam unë sot, jam prej tij. Kam qenë  shumë i afërt”, thotë Atdheu.

Mbështetja në studio nuk mungoi teksa Melisa shkon e përqafon.

Ardheu dhe Melisa kanë pasur disa takime bashkë dhe ndoshta mund edhe të përfundojnë çift.

Të ngjashme