Kryefjala Logo

Atdheu tregon arsyen e çuditshme për të cilën ka bërë burg

21 Janar, 2021 | 3:57 pm

Konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka hapur zemrën në puntatën e radhës gjatë takimit të tij me Melisën.

Ndryshe nga takimi i parë plot prekje, përqafime e provokime, ky ishte një takim ku ata hapën zemrën me njëri-tjetrin dhe treguan historitë e jetës së tyre.

Për Melisën dhe të gjithë publikun shqiptar, Atdheu tregoi një ngjarje të dhimbshme të jetës së tij, që e kishte bërë totalisht një person tjetër.

Konkurrenti kishte humbur një person të shtrenjtë të cilin nuk dëshironte ta ndante nga familja e tij duke e quajtur thjesht mik. Ai pranoi se me këtë person kishte edhe lidhje gjaku dhe ai kishte humbur tragjikisht jetën në një aksident në moshën 34 vjeçare.

I pikëlluar nga humbja e madhe e personit që i qëndronte gjithmonë pranë, Atdheu tregoi se ndryshoi totalisht si person, duke u bërë më i ftohtë dhe më i rezervuar.

Madje, ai u përlot në studio teksa tregonte këtë histori të dhimbshme, duke prekur publikun mbarë dhe konkurrentët e tjerë.

Në kujtim të këtij personi, Atdheu kishte bërë edhe një tatuazh në qafë, për ta pasur gjithmonë pranë tij.

Gjithashtu, konkurrenti tregoi se dikur ishte një person që jepte maksimumin e tij për dashurinë dhe kishte bërë sakrifica të mëdha. Duke qenë pa letra, ai kishte kaluar kufirin për të shkuar në një shtet të Europës, vetëm për të takuar dashurinë e jetës nga e cila më pas ishte ndarë.

Madje, Atdheu tregoi se kishte ende në telefon foto ku ishte vrarë tek këmbët duke kaluar kufirin dhe ishte arrestuar nga policia, e cila e kishte burgosur për këtë veprim. Gjithçka për hir të dashurisë.

Të ngjashme