Kryefjala Logo

“Super Sex” po bën namin në Netflix, aktorja shqiptare zbulon detajet dhe çfarë i tha Rocco Siffredi

28 Mars, 2024 | 7:59 am

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, me Jonida Alickollin dhe Arbër Çepanin, ishte aktorja e njohur, Eva Çela, e cila së fundmi ka qenë pjesër e serialit shumë të ndjekur të Netflix “Super Sex”. Kështu, Eva ka rrëfyer detaje nga roli i saj në shfaqjen televizive që po bën xhiron e botës, teksa luan Lucia-n, vajzën që nuk u bë kurrë e Rocco Siffredi-t, por që gjithë jetës mbeti si një fiksim, ndërsa në lidhje me suksesin e serialit dhe si po e përjeton atë, tha:

“Kam shumë mbështetës nga India, Amerika, Franca, Italia dhe nga Shqipëria. Kur e kam takuar Roccon më tha që ngjaj shumë me Lucian, e cila e ka emrin Maria në të vërtetë. Të gjitha gjërat që unë kam interpretuar në serial janë njësoj si ai i ka parë kur ishte i vogël. Unë nuk e besoja që do të shkonte kështu kjo histori…”

Eva ka rrëfyer edhe “sakrificat” që ka bërë, për t’ju përshtatur më shumë rolit të Lucia-s, ndërsa zbuloi se kishte vendosur maskerina që të ishte akoma më e ngjashme me të:

“Ngaqë unë jam Lucia kur është një vajzë sepse roli kur ajo është e rritur është luajtur nga një aktore tjetër, prandaj kam vënë maskerinë që t’i përshtatem…”
Gjatë intervistës Eva po ashtu zbuloi edhe më shumë detaje për Rocco Siffredi-n, personazhin e famshëm rreth së cilit “rrotullohet” gjithë seriali:

“Nuk e kisha njohur asnjëherë, e pashë kur bëmë prezantimin e “Super Sex” për Netflix. Ngela sepse ka kapacitetit të flasë me njerëzit sikur ka vite që i njeh. Shprehet shumë dhe i tregon të gjitha..”

Të ngjashme