Kryefjala Logo

Shakira flet pas ndarjes nga Pique: Ndihem grua e lirë

27 Mars, 2024 | 5:24 pm

E ftuar së fundmi në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”, Shakira, jo vetëm që na dhuroi një nga skecet e humorit më të bukur të të gjitha kohërave, por na tregoi edhe se cfarë lloj Ujori është, duke na folur për ndarjen aq të përfolur nga ish-partneri, Pique.

Kështu, artistja latine, fillimisht foli për këngën më të re të saj dhe albumin me të njejtin emër, “Las Mujeres Ya No Lloran”, (“Gratë nuk qajnë”), i cili aktualisht po bën namin, ndërsa për ndarjen tha se i duket sikur ka hequr një “barrë të madhe mbi shpatulla”.

“Ne (si gra) duhet të fshehim dhimbjen para fëmijëve, para shoqërisë. Ne duhet të shërohemi sipas një mënyre të caktuar dhe unë nuk mendoj se dikush duhet të na thotë se si të shërohemi. Askush nuk duhet të thotë që ajo, si ujkonjë duhet të dijë si t’i lëpijë plagët e saj, apo jo? Unë mendoj se tani gratë e vendosin vetë se kur të qajnë, si të qajnë dhe deri kur ta bëjnë këtë. Askush nuk mund të na thotë se si duhet të përballemi me vështirësitë e jetës”.- u shpreh Shakira, duke dhënë kështu edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë në situatën e saj, ndërsa sa i takon faktit që përse nuk ka publikuar për një periudhë të gjatë kohore këngë më parë, këngëtarja u shpreh:

“Burri (ka qenë arsyeja”. Nuk pata kohë për shkak të faktorit “burrë”. Tani, jam pa burrë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj. Secila prej këtyre këngëve, në të vërtetë, ishte si katarsis për mua dhe sa herë shkruaja diçka, ndihesha gjithnjë e më mirë”.

Pra Shakira u rikthye të ishte Shakira pas ndarjes, ndërsa tregoi që është Ujori tipik që nuk do ta lejv Pique-n të qetë asnjëherë dhe do ja kujtojë gjithnjë ndarje. Kujtojmë se dyshja u nda në vitin 2022 dhe ndarja e tyre s’ishte aspak miqësore, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me të dashurën aktuale, Clara Chia Marti.

Të ngjashme