Kryefjala Logo

Rrjeti cmendet nga deklarata bullizuese e Albi Nakos, Olti Curri ka nje mesazh per vogelushen: Mos e caj koken fare!

12 Tetor, 2021 | 12:43 pm

Rrjeti eshte kthyer serish kunder Albi Nakos ne nje prej deklaratave bullizuese qe ai ka dhene në “Të ka mami yll”, një format ku fëmijë nga moshat 10-15 vjec konkurojnë përballë një jurie ku bën pjesë dhe Nako, ky i fundit ka ironizuar një prej vogëlusheve për shëndetin e tepërt duke bërë komente bullizuese.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën e cila përgjigjet: “Të kërcej.” Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?” E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet.

Në këtë moment të sikletshëm për vajzën u bë pjesë dhe anëtarja tjetër e jurisë Eriona Rusi e cila e vuri vajzën në një dilemë të vështirë duke e pyetur nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Reagimet kane qene te shumta ne rrjet, nder to ka reaguar dhe blogeri Olti Curri. Ai ka postuar nje video qe i drejtohet vogelushes dhe thote:

”Te ka Olti yll, mos e caj koken fare per te gjithe ata njerez qe nuk kane bere dot sukses me profesionin e tyre por perpiqen te bejne sukses duke bullizuar. Mblidh gjithe forcen dhe mundesine qe te ecesh perpara. Te hash, te stervitesh, te dobsohesh, te kercesh, te kendosh, te gatuash prandaj forca. Te ka Olti yll!”

Të ngjashme