Kryefjala Logo

Rozana Radi e pranon “ Po i kam kushtuar këngë partnerit”

19 Dhjetor, 2021 | 11:08 am

Ajo njihet si një nga tekstshkrueset më të mira të muzikës shqiptare, sepse me anë të tyre ka arritur të përcjellë gjithnjë mesazhe të forta. E kemi fjalën për Rozana Radin e cila ka qenë e ftuar në programin “Jonida’s Room” në Vizion Plus ku ka folur rreth punës së saj ndër vite.

Por e pyetur nga kolegia e saj Jonida Maliqi, nëse i ka kushtuar ndonjë tekst partnerit apo ish partnerit ajo ka thënë “ PO”.

“Po i kam kushtuar, mos e vazhdo më tej pyetjen. Kam 10 vite me partnerin që kam dhe këto tekstshkruese që bëjnë tekste këngësh dhe që thone teksti nuk është përjetim personal, po aq shumë gënjejnë sa nuk e ke idenë. Por në privat thonë që është”, ka treguar Rozi.

Rozana ka shprehur gjithashtu edhe dëshirën për të marrë pjesë në Festivalin e RTSH apo edhe në Eurovizion, por gjithnjë nëse do të kishte materialin e duhur muzikor…

Të ngjashme