Showbiz
Robert Berisha tregon pse mungoi në ditëlindjen e Renee
16 Maj, 2022 | 2:38 pm

Në mediat rozë është përfolur për një krisje të marrëdhënies mes Robert Berishës dhe ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi. Ish-partnerët nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale, madje u vu re edhe mungesa e Robertit në ditëlindjen e Renee, të cilën ja festoi Nora.
Megjithatë Roberti ka postuar në rrjetet sociale një foto tre orë më parë ku ka qenë i pranishëm në një event në Londër.
Mesa duket me këtë foto Roberti do të na thotë që ka qenë jashtë shtetit prandaj dhe ka munguar në ditëlindjen e vajzës së tij. Megjithatë ai e ka uruar atë publikisht me atë një fotoje që ka postuar në Instagram.