Kryefjala Logo

Rike rrëfen si u grabit nga shqiptari në Itali; Dëgjova armën…

27 Mars, 2024 | 5:19 pm

Rike Roçi ka treguar sot gjatë një bisede në shtëpinë e “Big Brother VIP” me banorët e tjere, sesi ka rënë pre e grabitjes në Itali nga një shqiptar. Kështu, Rike tregoi se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, që për të u kthye në dicka të frikshme, ajo ishte vetëm në banesë dhe e kuptoi c’po ndodhte vetëm kur dëgjoi një krisëm me armë.

Më pas ajo tregoi se në fakt, shqiptari kishte ardhur me kartë identiteti me vete gjatë grabitjes, gjë që sigurisht ja kishte thënë Policia si për ta ironizuar patriotin, ndërkohë që i mbante mend emrin edhe sot.

“Kemi në garazh një dalje të dytë. U shtriva unë, dritaret i kam me hekura, dëgjoja zhurmën unë por mendova se është ndonjë zog. Kur dëgjova një krisje pistolete, shkrepi, aty thash vdiqa erdhën më vranë. E mora guximin shkova në sallon, hap vetëm dritaren pak kshu, ku shoh fytyrën e skifterit përball. Kam pa pastaj karabinierët që e morën dhe e tërhoqën. Më kapi ankthi o zot, thash do më bëjnë keq. Unë s’kisha gjë në shtëpi, t’i thoja hajde kërkojmë bashkë. Nuk ishte maskë ky, me fytyrë ishte. Më thonë mua karabinierët a don me e pa hajdutin, a e din që është shqiptari jot më tha. Budallai tha ka ardh me kartë identiteti në xhep. Nga Burreli ishte i 87’. Nuk e denoncova”-tha Rike ndër të tjera.

Të ngjashme