Kryefjala Logo

Reagon sërisht Donaldi:”Mos më bëni të flas”

18 Prill, 2022 | 8:40 pm

Donald Veshaj ka qënë në qëndër të vëmëndjes lidhur me historitë e dashurisë që bëjnë më shumë bujë se këngët.

Edhe sot e mori dozën e vëmëndjes prej deklaratës që kishte bërë mbrëmë për Borën në koncert dhe qetësisht postoi në profilin e tij personal Instagram një video-promo.

Pasi doli nga BBV kujtojmë që u tha se binjaku i tij Romeo pati një debat shumë të ashpër me trashëgimtaret dhe drejtueset e Top Channel duke anulluar emisionin “Më lër të flas”

Por pastaj,urtë edhe butë,binjakët u panë në festën e organizuar nga vetë televizioni si dy protagonistë.

Për emisionin nuk u fol por u aludua shumë dhe mbasi ‘mbaroi’ qokat me Borën,Donaldi postoi sot edhe promon e emisionit që mesa duket,po,do të fillojë.

Nga “Më lër të flas” Donaldi shkruan “Mos më bëni të flas”
Një zog i vogël na tregoi se binjakët nuk e pëlqenin “Më lër të flas” por “Më li të flas” dhe produksioni nuk e lejoi për shkak se “li” është dialekt.

Nuk mungon as ironia në promo nga vëllezërit që me thënë të drejtën nuk na intereson,por kuriozë jemi..A mendoni se ky emision do zgjasë më shumë se një sezon?

Të ngjashme