Kryefjala Logo

Raporti me Sarën është kaq special, Ledri: E kam zgjuar në 4 të mëngjesit

3 Qershor, 2023 | 3:33 pm

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Më Ler të flas” ka treguar mbështetjen e madhe që ka nga bashkëshortja e tij Sara Hoxha.

“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo/ Por edhe unë e ndihmojë në punën e saj, shpesh ja bëj unë fotografitë”

Ndërkohë, i pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i cilësojnë si “ciftin perfekt”, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por tregon që ata kuptohen shumë mirë për njëri tjetrin dhe kjo është gjithcka që ka rëndësi. Po ashtu ai komentoi edhe momentin që u bë viral në rrjetet sociale, kur në promovimin e albumit të tij, në një moment gjatë performancës, Ledri mori Sarën në skenë, duke ia kushtuar asaj këngën:

“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”

Të ngjashme