Kryefjala Logo

Pse janë VIP-a kur nuk bëjnë asgjë në këtë jetë?

14 Prill, 2022 | 1:02 pm

Ah sa shumë VIP-a ka në Shqipërinë tonë të vogël. Jemi diku tek 3 milionë banorë ku 2 milion prej tyre janë VIP-a. Pse do thoni ju, epo ja dalin një herë në TV, njëri për hall, tjetri paguan lekë, e tjetri për ndonjë budallallik që e quan art. E kaq mjaftoi që ti të jesh një super VIP.

Kështu mendojnë ata në fakt, ndonse kemi edhe të tjerë që kanë bërë shumë gjëra, por thjesht tani kanë rënë në gjumë letargjik. Kemi dhe ata që s’japin intervista, mbajnë jetën diskrete se mendojnë që është më mirë të bëjnë tangërllik sesa të pompojnë figurën e tyre.

Epo të dashur VIP- nëse ju nuk bashkëpunoni e keni në dëmin tuaj, nëse vendosni të flini e keni në dëmin tuaj, nëse nuk bëni asgjë në jetën tuaj e keni në dëmin tuaj. Nëse ju kënaqeni që jeni VIP vetëm se atë kafen në një lokal lagjeje e pini falas, atëherë u rroftë emri. E ato 5 informacione që nxjerrim për ju, janë kërkimet tona se të presësh nga ju ke falimentuar! Kemi showbizz pa VIP-a, ose më saktē bëjmë sikur kemi!

Frymzimi erdhi pas një scroll-i në rrjete, në kërkim të lajmeve për të informuar lexuesin, e duke mos gjetur asgjë interesante.

Hajde për të mira VIP, kafen sot e keni nga unë! Na bëni e tag se vetëm këtë dini të bëni!

Të ngjashme