Showbiz
Prisni pak Nora Istrefi sapo na tregoi…
15 Prill, 2022 | 4:15 pm

Këngëtarja Nora Istrefi duket se po bëhet gati për projketin e saj të ri muzikor. “Ki me lyp” titullohet kënga e re e Norës që pritet të publikohet së shpejti për publikun dhe mbi të gjitha për fansat e saj.
Ajo që na bie në sy është jo vetëm titulli i këngës, por edhe fiziku i këngëtares. Nora duket jo vetëm në formë të shkëlqyer fizike, por edhe tepër provokuese e sensuale.
Një muaj më parë ajo publikoi baladën “Më mungon” dhe mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet. Në rrjetet sociale e kemi parë të angazhuar Norën me koncerte të shoqëruar edhe nga motra e saj, Era Istrefi.