Kryefjala Logo

Plasin thumbat në “Ferma Vip”,Albano ngacmon Robertin për Norën

28 Mars, 2024 | 9:46 am

Albano Bogdo nuk ka hezituar t’i bëjë Robert Berishës një pyetje personale.
Aktori i humorit e ka pyetur Robertin nëse e vë në siklet që shumë nga fermerët aty brenda e pëlqejnë këngën “Ana”, të kënduar nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi. Roberti tregoi se nuk e ka aspak problem, madje zbuloi se e dashura e tij aktuale quhet Ana.

Albano: Ne na pëlqen shumë ajo kënga “O Ana”, a të shqëtëson ty ky fakt?

Roberti: Nuk më shqetëson fare edhe ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë, por e dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara

Albano: Paska rastis kënga fiks

Roberti: Po, por nuk më bezdis

Albano: Shumë faleminderit për përgjigjen, se e di që ishte e sikletshme.

Të ngjashme