Kryefjala Logo

“Personazhet VIP që i thotë mendja që janë këngëtarë”

25 Korrik, 2022 | 10:08 am

Vetëm në Shqipëri ka personazhe që famën e kthejnë në fitim vetëm nëpërmjet këngës. Janë prezantues, humoristë,balerinë por nëse me profesionin e tyre të parë nuk shkelqejnë gjithmonë në ndihmë i vjen muzika. Ky duket vetëm fenomen shqiptar.

Nëse në botë kjo ndodh për qejf ose në një periudhe të vitit kur një aktor nuk ka role dhe në kohën e lirë bën muzikë, si në rastin e Xhim Belushit etj, këtu tek ne gjatë javës i sheh në televizion dhe në fundjavë duke kënduar në lokale, klube apo kafene.

Po e nisim me të parin Bes Kallakun. Në fillim Besi doli me kartën që ishte parodist, madje të njëjtën gjë ka pohuar dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, duke e cilësuar madje si më të mirin në këtë fushë, por Besi momentalisht po jeton me muzikën ( nuk e besojmë nëse e sheh njeri Kosheren. Madje më duket se është mbyllur fare) dhe për më tepër që ai ka duete me këngëtarë si Ylli Baka, Mateus Frroku, Klajd Haruni, etj. Dhe madje prej kohësh po përflitet që mund të bëjë edhe një duet me bashkëshorten e tij.

0A60A38F A67A 4110 B27E 8004AC68E796

Derivat i Bes Kallakut është edhe Olsi Bylyku, për të cilin miq të afërt të jetojnë afër tij thonë se e ka të ndarë mendjen që është shumë i talentuar si këngëtar. Madje Olsit i është bashkuar tashmë në këtë pasion edhe partnerja e tij Egli, e cila në këndvështrimin tonë repon shumë mirë.

43E22A4A A13F 43CA BF46 5D7B5E9F889A

Luana Vjollca është një tjetër personazh që thotë se këndon për qejf ama ka që nga 2012 që është ngatërruar në botën e muzikës, duke u marrë “bukën nga goja” edhe këngëtareve më profesioniste. Një periudhë kohe Luana bënte edhe koncerte, ndërsa projektin “Thuaje” e tha të gjithin me këngë. Luana ka bashkëpunuar edhe me artistë ndërkombëtar e shqiptarë si Faydee, RayVanny, Mc Kresha, Getoar Selimi,etj. Megjithatë sa herë bën këngë gjithnjë komentet negative e shoqërojnë në rrjetet sociale.

AB882376 43D6 408F A4FB 3CC872685F2A

Donaldi & Romeo

Këngëtarë (me këngë të të tjerëve se vet 4 maksimumi 5 këngë kanë) janë bërë edhe vëllezërit Veshaj të cilët janë duke e kënduar në Shqipëri e Kosovë. Madje shumë shpejt do ti shohim edhe pa Elgit Dodën i cili i quajti (si me shaka) tradhëtar dy vëllezërit vlonjatë.

16923E86 A0B2 4372 9C51 19063AF060B2

Klea Huta, Elita Rudi, Bora Zemani kanë tentuar të këndojnë gjithashtu por nëse do na dëgjonin neve do bënin mirë të rrinin në atë zonën tyre të rehatshme se nuk kanë shkëlqyer në këtë fushë.

Megjithatë siç e përmendëm edhe në fillim të shkrimit ka patur raste kur personazhe publikë kanë shpalosur aftësitë e tyre vokale. Përshembull Adi Krasta tek “Ethet e së premtes” apo kur ka drejtuar festivale ka pranuar se stonon “si derr” por ama ka kënduar në skenë. Rudina Magjistari ka kënduar herë pas here në programet e saj, gazetari Enkel Demi, Olti Curri në “Kënga Magjike”, Valbona Selimllari dhe sigurisht kampione mbetet Alketa Vejsiu, që në festivalin e 50-të të Rtsh bëri koncertin e saj recital në tre netët e festivalit. 20 këngëtarë ishin në konkurrim por Alketa këndoi 25 këngë përfshirë këtu edhe duetin e saj (atë këngë që mezi e prisnim) me Giusy Ferreri-n.

P.S Aa se mos harrojmë edhe gazetari Eraldo Rexho  vdes të këndojë dhe shumë shpejt do hedhë në treg albumin e tij të parë muzikor me këngë popullore qytetare shqiptare.

Të ngjashme