Lajme nga vendi
Pas zhurmes qe krijoi, Stresi terhiqet nga protesta
14 Dhjetor, 2020 | 10:29 am
Pak dite me pare reperi Stfesi doli bindshem ne proteste ku bente thirrje se ishte Azem Hajdari i dyte. Pas kesaj reperi u shpall ne kerkim por nuk ngurronte te tregonte se ishte ne mbeshtetje te protestuesve.
Ne nje interviste per Prive nga arratia Stresi u shpreh se kishte ikur me makine funerale.
Tani nuk dihet shkaki por Stresi eshte tehequr. Ai ka bere nje video nga shtepia ku tregon se po e le kete kauz te cilen ngriti dhe eshte momenti ta drejtojne te tjeret.
Sot për sot jam në kërkim dhe rrezikoj burg. Unë çfarë pata me bërë në ditën e parë e bëra me zemër. Unë jam ai që hapa kauzën më të fortë dhe nuk më intereson se çfarë vjen pas kësaj kauze. Pashë dhe videon që kryek***a e Tiranës, Erion Veliaj shkoi te familja e të ndjerit, unë nuk i kisha pranuar kurrë ata që më vranë djalin, as në mort dhe tek dera e shtëpisë, nuk kam gjë kundra, është dhimbje shumë e madhe.
Nëse unë e kam bërë për arsye politike zoti ma çoftë në familjen time. Nuk e kam bërë për arsye politike vetëm kam hyrë me shpirt me lot në sy kam qenë në protestë mundem me të kallzue të gjithë protestuesit për çfarë e kam bo. Mu ka tha fytyra prej lotëve. Momentin e parë që kryetari i Bashkisë ka shkuar aty nuk ka qenë desht me i pritur ata hiç, mos me lënë asnjë të pushtetit aty por unë këtej jam.
Unë nuk tutna por ruhna, idiota, ka ikur koha e luftërave unë e hapa çfarë deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë. Zoti ju rutë të krejtve dhe faleminderit të gjithë të rinjve shqiptarë që më kanë përkrahur deri më tani”,- ka perfunduar Stresi