Kryefjala Logo

Paloma reagon pas daljes nga BB VIP: U ktheva ne nje bote te tmerrshme!

1 Nëntor, 2021 | 9:20 pm

U ktheva në një botë të tmerrshme, të frikshme!”- kështu u shpreh Paloma për përballjen me rrjetet sociale pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, ka treguar ajo e ftuar në “Ftesë në 5”.

lg.php.gif

Paloma tha se u përball me lajme që i konsideron të shëmtuara ndërsa qëllimi i saj ishte që të trajtohej në formë mesazhi. Nga ana tjetër tregon se partneri i saj është ndikuar nga shkrimet në media dhe nuk i vjen aspak mirë për këtë.

“Ishin tituj të tmerrshëm. Njerëzit që shkruajnë për 2 klikime, është e turpshme që denigrojnë informcionin në këtë formë. Ishte një shok, nga një atmosferë tjetër, u ktheva në një botë të tmerrshme ku përballesha me lloj lloj informacionesh, lajmesh të shëmtuara që mund t’i trajtonim në formën e mesazheve.

Kam mbetur pa fjalë. Më vjen keq për Andrejin dhe e ka si ngarkesë të madhe shpirtërore. Më duket sikur rrëfimi im e dëmtoi. Pse duhet të degjenerojmë materialet për 10 followers ose ndjekës? E pabesueshme.”- u shpreh ajo.

Të ngjashme