Kryefjala Logo

Olsi Bylyku i rikthehet BBVA3:”Na nxorën mes katër rrugëve!”

24 Prill, 2024 | 9:19 am

Pas vetëm dy javësh qëndrim në shtëpi,Olsi Bylyku u eleminua nga loja dhe që atëherë nuk kanë munguar thumbat e tij herë pas here.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka promovuar këngën e tij të re, ai u ka treguar me ironi ndjekësve të tij se ka mbetur pa punë, pasi mbeti në mes të 4 rrugëve pas mbylljes së “Klanifornias” dhe pasi e nxorën nga BBV.

“Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…”, thotë Olsi.

Më tej, aktori ka treguar edhe një pjesë të këngës së tij, tek dëgjohet se thotë “gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”.

Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë. (Luan këngën në sfond) Gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.

Të ngjashme