Kryefjala Logo

Nuk ftoi Sabianin në ditëlindje, Monika tregon arsyen!

20 Prill, 2022 | 6:38 pm

Monika Lubonja organizoi ditëlindjen pak ditë më parë ku nga pamjet u duk një festë e çmendur, por mes shumë mungesash ajo që u vu re ishte edhe Sabiani. E ftuar në Wake Up Monika ka folur për raportin e saj me të.

“Unë nuk kam patur ndonjë bisedë me Sabianin. U takuam te ditëlindja e Big Mamës sepse Fifi këmbënguli që unë të takoja. Njeriu që unë nuk e prisja të bënte diçka të tillë duke më quajtur ‘tradhtare’ ishte Sabiani, më ka lënduar më shumë se çdo gjë aty.

Ne nuk kemi shkëmbyer biseda, nuk kemi pirë kafe e lashë me atë idenë dhe imazhin që krijoi për mua. Unë kam qenë afër me të dhe më konsideronte motër. Por nuk bëri kurrë asnjë sqarim as privat dhe as publikisht për deklaratën e tij. Unë fal shumë por kur dikush më cënon nuk toleroj dot.”- ka përfunduar Monika.

Ndërkohë që ka treguar se edhe Donaldi me Fifin munguan sepse kanë qenë në koncerte.

Të ngjashme