Kryefjala Logo

Nita u prish me të gjithë pas Big Brother…

26 Maj, 2023 | 10:58 am

Diola Dosti dhe Nita Latifi, brenda ishin mikesha brenda shtëpisë së Big Brother por jashtë jo vetëm që nuk takohen por as nuk flasin me njëra-tjetrën.

E ftuar në “Breaking” Diola foli në lidhje me këtë raport duke ia hodhur fajin “impenjimeve”. Me deklaratat e saj, la të kuptohet se mes vajzave s’ka më shoqëri.

Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë “Big Brother” ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ne i jemi falenderues produksionit të Top Channel, ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por është e mira të qetësojmë gjakrat”, u shpreh Diola për shoqërinë e saj me Nitën.

IMG 2028

Të ngjashme