Nga e fjetura nudo, tek zgjimi në mes të natës për të bërë dashuri! Almeda Abazi nxjerr zbuluar Tolgahan Sayisman!

2 javë më parë

Mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana” ka patur shumë dinamika e të ftuar special. Mes tyre edhe aktori turk Tolgahan Sayisman, me Almeda Abazin.

Almeda, Sarah dhe Rita kanë qëndruar tek shtrati, ku duhet të tregonin veset e partnerëve të tyre. Një nga pyetjet e kapitenëve ka qenë: “Cili prej partnerëve fle nudo?”, dhe ka qenë Almeda ajo që ka ngritur jastëkun me fytyrën e Tolgahanit. Por nuk ka mbaruar këtu sepse pyetja e radhës ishte: “Cili prej tyre çohet natën sepse do që të bëjë dashuri?”.

Duke qeshur Almeda ka ngritur sërish jastëkun, duke treguaar se kur bëhët fjalë për marrëdhëniet Tolgahan mund të prishë edhe gjumin. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë të qeshurat edhe në skenë.

Të ngjashme