Kryefjala Logo

Në vallen e Fifit dhe Zhaklinës,e merr shaminë edhe Dalina Buzi!

25 Qershor, 2022 | 8:29 pm

Jo më larg se dje u bëmë dëshmitarë të debatit midis Fifit dhe Zhaklinës pasi këngëtarja i dedikoi disa fjalë romantike të dashurit,të cilat Zhaklinës ju dukën të neveritshme.

Në fakt ky debat hapi një diskutim të vjetër shqiptar,a duhet apo jo të ruajmë veten ne si femra vetëm për një mashkull?
Jo shumë kohë më parë një debat i tillë përfshiu edhe Italinë pasi Papa Francesku tha se çiftet duhet të kryejnë marrëdhënie vetëm pas martese.
Influencer dhe fytyra të njohura Italiane dolën kundër,përshirë edhe Fedez,reper i njohur dhe bashkëshorti i Chiara Ferragnit.

Gjithsesi,kalojmë në mëhallën tonë..
Pasi Zhaklina tha ç’kish për të thënë,Fifi doli live në Instagram dhe u shfaq e përlotur dhe e prekur nga akuzat.

Tani është Dalina Buzi ajo që ndan mendimin e saj nëpërmjet një videoje në Instagram ku zbardhjen e ka bërë Panorama.com si më poshtë:

Kur do heqim dorë së marruri me Fifin kur bie në dashuri. Nuk morëm ndonjë mësim nga Big Brother ne kur ishte atje? Lëreni Fifin të shprehet siç do ajo të shprehet dhe të jetë ekspresive. Gjëja që ka thënë Fifi në fakt mendoj unë që poetikisht ka dashur të thoët që ti je kaq i jashtëzakonshëm, kaq i mirë, kaq i mrekullueshëm sa do të doja që të të kisha njohur që ditën e parë, do të doja që të mos kisha kaluar asnjë ekpseriencë me askënd por vetëm me ty. Pra i ka fshirë të gjithë ishat e saj dhe i ka thënë që do të donte të jetë vetëm ai në jetën e saj. Ndonjëherë njerëzit e thonë, shumicën e kohës në krevat, ajo ka dashur ta thotë në Instagram. Ajo kështu ka dashur të shprehet. Mendon që ai është gjithçka dhe bravo çuni sepse ka treguar që ka diçka, dhe ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, por çfarë rëndësie ka unë nuk mendoj që është një deklaratë aq e keqe . Pse thotë më fal? Po pse thotë jam psikopatja jote? Hajde analizojmë Fifin tani.”

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/ajo-do-te-donte-te-zhvirgjerohej-me-te-cfare-problemi-ka-deklarata-e-fifit-ndez-debat-mes-dalina-buzit-dhe-zhaklin-lekatarit-dyshja-perplasen-ne-rrjetet-sociale-foto/

Të ngjashme