Kryefjala Logo

Murati i bën Sindit dhuratën e veçantë: E ke për syrin e keq

19 Janar, 2021 | 11:38 pm

Një takim i ëmbël dhe shumë romantik ai mes Sindit dhe Muratit, ndërsa në studio u komentua se ata të dy dukeshin si dy “adoleshentë të lumtur”.

E në fakt nuk mungoi afrimiteti mes tyre, ku ndryshe nga takimi me meshkujt e tjerë, Sindi iu afrua fizikisht Muratit dhe mes tyre pati përqafime e prekje duarsh.

Ndërkohë Murati surprizoi pasi i dhuroi Sindit një byzylyk.

“Je shumë e bukur dhe unë do të bëj një dhuratë. E ke për syrin e keq”, tha ai.

Sindi befasoj në fund me zgjedhjen që ajo bëri për takimin e radhës, ku zgjodhi Erlindin. Kjo zgjedhje u komentu madje edhe nga Melisa dhe të gjithë mbeten të shokuar pasi prisnin një tjetër takim me Muratin.

Të ngjashme